Gjuha e folur shqipe jo vetëm e lashtë – por edhe e shkruar – Deshifrim

Printo
Gjuha e folur shqipe jo vetëm e lashtë – por edhe e shkruar – Deshifrim
Si fillim do doja ti hedhim një vështrim Syrit aty në mozaik dhe vërejmë se përreth tij janë vendosur, shpendë një “greaves – armë lufte” ngulur keqas mbi sy, ashtu po edhe një tip Kame; Shpatë, akrepi, ujku e dy zvaranikë të tjere helmues, të gjithë duke sulmuar syrin, syrin e keq vrastar. 
Në mozaik ku flitet për syrin e keq i *KEQI- shkruar kaq pastër shqip, “ΚΑΙCΥ = i KECI_ i KEQI” -bazuar kjo edhe duke ju rerferuar fjalës së lashtë “i/e keqe – kakë, kakja” kjo fjalë e pranuar zyrtarisht në të gjitha studimet dhe nga të gjithë studiuesit, albanologe të huaj por edhe vendas,  se kjala “i keq” është shqipe, i takon asaj duke llogaritur gjithashtu se në shkrimet e hershme tek alfabetet me origjinë pellazge shkronja: “AI” lexohet “E”, ndërkohe e njohur se në gjuhen latine të shkruar, kemi bashtingëlloren “C = K” por kjo shkronjë duke u shoqëruar me një prej zanoreve pas saj lexohet: “Q” pra aty kemi të shkruar: ΚΑΙCΥ = KECY – i KEQI.
Edhe në të kundërtën në rast se e lexojmë fjalën aty në mozaik ashtu siç është shkruar, ajo sërish jep tingujt fonetike, Kajcy = i kajqi, i keqi.
Ideatori i këtij mozaiku dhe shkruesi vet i kësaj mrekullie për gjuhën e lashtë shqipe, ka pikturuar Syrin në mozaik plus fjalën i KEQI, duke mos patur nevojën të shkruajë fjalën Sy; pra kemi:
“Sy” (pikturuar) +  fjalën i Keq”
Duke patur parasysh se njeriu  i vendosur në këtë mozaik ashtu lakuriq, me pamje të pështirë dhe banal, ai është mbrojtësi (ajmalia) për ti terhequr vëmendjen syrit tw keq, perosnit që mund ta ketë atë veti symarje.
Syri i keq në mozaik daton nga antikiteti klasik. Referohet nga Hesiod, Callimachus, Plato, Diodorus Siculus, Theokrit, Plutarku, Heliodorus, Plini Plaku dhe Aulus Gellius. Envy dhe grekët e Peter Walcot (1978) renditën më shumë se njëqind vepra nga këta dhe autorë të tjerë duke përmendur syrin e keq.
 
Autorët klasikë u përpoqën të ofronin shpjegime për syrin e keq. Shpjegimi shkencor i Plutarkut deklaroi se sytë ishin burimi kryesor, nëse jo i vetëm, i rrezeve vdekjeprurëse që duhej të lindnin si shigjetat e helmuara nga goditjet e brendshme të një personi që mbante syrin e keq. Plutarku e trajtoi fenomenin e syrit të keq si diçka që duket e pashpjegueshme, që është një burim çudi dhe shkaku i mosbesimit.
 
Besimi në syrin e keq gjatë antikitetit ndryshonte në rajone dhe periudha të ndryshme. Syri i keq nuk u njoh me intensitet të barabartë në çdo cep të Perandorisë Romake. Kishte vende ku njerëzit ndiheshin më të vetëdijshëm për rrezikun e syrit të keq. Në kohët romake, jo vetëm që individët konsideroheshin se kishin fuqinë e syrit të keq, por të gjithë fiset, veçanërisht ato të Pontit dhe Scythisë, besohej se ishin transmetues të syrit të keq. Bukuria fallike e quajtur fascinum në latinisht, nga folja fascinare, “për të hedhur një magji” (origjinën e fjalës angleze “magjeps”), ishte përdorur kundër syrit të keq
 
Pas kesaj si kemi lexuar edhe gjithë këta shkrimtarë më të lashtë të cilët nuk venë në dyshim se aty behet fjalë për “syrin e keq”, ska asnjë dyshim që aty shkruhet për të i KEQI, dhe kjo e shkruar në gjuhën e të parëve tanë në gjuhën shqipe – kjo është gjuha shqipe dhe lashtësia e saj.
Shini tabelën e mëposhtme, ku tregon fjalën e lashtë shqipe: Kakë = e keqe (kakja) – gjendur edhe tek shkrimet: Brygiane- phrygiane, sjellim këtë fjalë si fakt për të vërtetuar katërcipërisht se fjala: *i/e keqe i takon shqipes, dhe të mos dyshohet dhe të abuzohet më këtë fjalë të lashtë të shqipes ndoshta duke ja dedikuar gjuhëve të tjera pasardhëse të saj.
Ju faleminderit!
 
Ps: Falenderoj dhe respektoj gjithë studiuesit e tjerë shqiptare që me perpjekjet e tyre për këtë shkrim në këtë mozaik mendojnë se aty shkruan: “Ka nji sy” – por nuk ka mundësi, vetëm për dy arsye: Kush ështe ky që ka një sy dhe atë Sy që ka e ka të keq dhe kur gjithë shkrimtarët më të lashtë kanë shkruar se ai është “syri i keq“.
Tek asnjë mbishkrim i gjetur dhe i deshifruar deri më tani shkronja Y nuk ka patur vlerën e saj reale te sotme, por të asaj së vjetrës: Y = I (i).
Mili Butka@Gjuha Shqipe_Etimologji
*Aleksander Hasanas*

Ref: https://en.wikipedia.org/wiki/Evil_eye
palaeolexicon Phrygian dictionary
Dictionary of the Proto-Indo-European Language
English meaning: to defecate Alb. kaka “ordure”
Deutsche Übersetzung: “cacüre”
Note: babble-word the Kindersprache Material: Arm. k”akor “crap, muck”, Gk. κακκάω cacō”, κάκκη Menschenkot”, Lat. cacō, -üre,
References: WP. I 336. Page(s): 521


Updated: March 24, 2018 — 11:34 am

1 Comment

Add a Comment

Lini një koment

Etimologji © 2018